Hodhën molotovë gjatë protestës së opozitës, arrestohen 15 persona/ Procedohet Klevis Balliu

Hodhën molotovë gjatë protestës së opozitës, arrestohen 15 persona/ Procedohet Klevis Balliu

Të dyshuar se hodhën lëndë djegëse molotovë, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë, gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e së dielës, 15 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për deputetin Klevis Balliu, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”. 

 

Policia thotë se rreth orës 18:00, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga Partia Demokratike, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. 

 

Gjithashtu, ata kanë hedhur drejt tyre dhe ndaj disa institucioneve molotovë. Si pasojë, 6 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit dhe morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

 

Si dhe janë shkaktuar dëmtime në godinat përkatëse, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur një automjet policie.

 

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 24 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. 

 

Në vijim u arrestuan në flagrancë shtetasit O. K., 43 vjeç; M. J., 53 vjeç; S. D., 48 vjeçe; E. H., 22 vjeç; A. M., 50 vjeç; A. K., 55 vjeç; A. K., 58 vjeç; K. T., 34 vjeç; F. D., 34 vjeç; H. D., 36 vjeç; Xh. T., 40 vjeç; Xh. K., 30 vjeç; E. T., 21 vjeç; I. Xh., 33 vjeç; dhe L. G., 19 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasit: K. M., E. H., L. M., dhe për 5 shtetas të mitur. 

 

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy