Projektligj për minimumin jetik/ Muçi: Pas mbledhjes së 20 mijë firmave, përgjigja e parlamentit do të kushtëzoj hapat e mëtejmë (VIDEO)

Projektligj për minimumin jetik/ Muçi: Pas mbledhjes së 20 mijë firmave, përgjigja e parlamentit do të kushtëzoj hapat e mëtejmë (VIDEO)

Ka nisur në Tiranë organizimi i një peticioni, i cili e ka fokusin që të nxisë qeverinë të marrë në shqyrtim projektligjin e minimumit jetik.

Sipas njërit prej nismëtarit të këtij projektligji, Redi Muçit, aktivist i Organizatës Politike, minimumi jetik është premtuar vit pas viti nga politika në fushata elektorale, dhe tashmë duhet patjetër që të merren në konsideratë qytetarët dhe firmat e tyre përmes këtij peticioni.

Sapo kemi nisur është dita e tretë e mbledhjes së firmave dhe peticioni është pritur mjaft mire, njerëzit presin në radhë për ta nënshkruar, janë mbledhur mbi 1 mijën firma në dy ditë, ndërkohë që duhen tre muaj dhe kemi kohë për ti siguruar.

Nisma ligjore për mbledhjen e firmave do të shtrihet  në 11 bashki të tjera të vendit dhe do të realizohet në harkun kohor të 3 muajve.

Presim që të mbledhim rreth 20 mijë firma, në mënyrë që peticioni të mund të ketë ndikim tek vendimet e qeverisë.

Mimimumi jetik është ngritur si problematikë vit pas viti në 30 vjeçarin e fundit nga politikanët në fushata elektorale sepse është qartazi faktor i prekshëm nga popullsia, duke qenë se rreth 1 milion jetojnë në kufirin e varfërisë, dhe detyrohen të braktisin vendin, prandaj është një gjë qe duhej të ishte realizuar më parë. Është diçka që i ka ardhur ora dhe do detyrohemi që të gjejmë forma të tjera, për ti ushtuar presion qeverisë.

Sipas tij, pas mbledhjes së 20 mijë firmave që kërkohen, topi është në anën e parlamentit, i cili duhet të kthej përgjigje, pas së cilës do të kushtëzohen edhe hapat e mëtejmë.

Një projektligj në të cilin ne kërkojmë përcaktimin e minimumit jetik me ligj, i cili duhet të ishte përcaktuar me kohë, por që jemi të vonuar, prandaj kemi ndërmarr këtë nisëm. Jemi vendi i cili nuk po sigurojmë dot nevojat bazike , pra në vend se të flasim për të drejta përtej anës ekonomike, pra jemi ende duke folur për çmimet .

Në ditët e sotme ka ende njerëz që mezi po përballojnë jetesën në këtë vend. Duke u bazuar në të dhënat e bankës botërore, vlerësohet se 40% e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë.

Pas mbledhjes së firmave, ato do të dorëzohen në Kuvend, është ligj i hartuar nga vet qytetarët, dhe në fund parlamenti ka detyrën që të kthej përgjigje, formë presioni, që parlamentarët e zgjedhur ti vej para drejtësisë, lidhur me vështirësitë ekonomike që po kalon vendi, ky popull ka arritur në pikën që nuk mban më, dhe parlamenti duhet të jap përgjigje. Në një farë forme, është kushtëzim i hapave tonë të mëpastajme, siç janë protestat, format e grevës, etj.

Përmes njohjes me ligj të minimumit jetik do të përfitonin mijëra qytetarë, duke qenë se ka në fokus pensionet, pagën minimale, ndihmën ekonomike, asistencën etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy