Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë në PS, për kreun e Nismës “Thurje”, Pano Soko, po çojnë në një ‘çmontim’ të mekanizmit partiak.

Në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv, Soko, tha se me çmontimin e këtyre pjesëve të PS, duke aluduar në hetimin e zyrtarëve të lartë, nuk po zëvendësohen më pjesët e saj.
Sot te PS ka më shumë njerëz që janë nën hetim se çka njerëz që janë në parlament. Pra PS ka prodhuar më tepër kriminelë, se sa deputetë dhe ky është problem për PS-në dhe këtë ma zbuloi SPAK-u dhe s’mund t’ia heq këtë meritë, se nuk po e godet mekanizmin.
Rama merr vesh që do ta marrë SPAK dhe e hedh, pra, hedhja e Ramës është pasojë.
Kjo makineria është e përbërë nga disa mekanizma, mekanizmat janë njerëz me poste, këtu është një ministër, këtu një tjetër , këtu një kryetar bashkie, këtu një zv.kryeministër.
Dhe këtë mekanizëm, SPAK po e çmonton, pra, nuk po ja zëvendëson pjesët më, pra, nuk hoqi kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe po e zëvendëson më dikush tjetër.



