Itali, i burgosuri shqiptar theret nga bashkëkombasit

Itali, i burgosuri shqiptar theret nga bashkëkombasit

Një i burgosur shqiptar u sulmua me thikë në qafë në një qeli të burgut Porto Azzuro në Itali. Atij i ishte bërë një pritë nga bashkëkombasit, të cilët e sulmuan, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Në rrethana ende të paqarta, disa të burgosur shqiptarë kanë sulmuar me thikë bashkëkombasin e tyre. I burgosuri shqiptar u sulmua në burgun Porto Azuro, në Itali, në një moment ku ndodhej në regjimin e hapur, pra kur po dilnin në oborr.

Sulmi ishte i befasishëm dhe më shumë se 5 persona, që siç njoftojnë mediat italiane ishin shqiptarë, e kanë rrethuar bashkëkombasin e tyre dhe e qëlluan disa herë me thikë. Plagët më të rënda ai i ka marrë në qafë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur as identitetin dhe as masën penale me të cilën ishte dënuar i burgosuri shqiptar


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy