
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të qartë me mesazhin për Sali Berishën, se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me persona të shpallur non-grata për korrupsion madhor.
Qëndrimi i qartë erdhi përmes ambasadës amerikane në Tiranë më prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në ‘MCN live’, pohon se këshilltarët e Ambasadës së SHBA-së kanë zhvilluar takime me përfaqësues të opozitës por në asnjë moment nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë.
Lita thotë se ka qenë Berisha që ka kërkuar ta njohin si kryetar të PD-së, në këto takime gjë që nuk është pranuar nga ta.
Teksa Berisha ka kërkuar ta njohin si kryetar i PD-së në këto takime, SHBA i ka qëndruar besnik qëndrimit të tyre që nuk angazhohen në takime me individë të përfshirë në korrupsion.
SHBA i qëndrojnë përcaktimit dhe shpalljes non-grata të z,Berisha, dhe mos kontaktuar me personat që janë të përfshirë në korrupsion madhor.
Ka dhe një anë pak të panjohur për publikun, sepse ka qenë disa bisedime prej disa javësh mes zyrtarëve të nivelit të mesëm të PD dhe lëhslyave te Ambasadës Amerikane që të replikonin vizitën që bën Ambasada Britanike në selinë që të ishin edhe ata në një formën e komunikimin,. Këtu ka ndërhyrë Berisha i cili ka thënë që pa më takuar mua nuk ka pse të takojnë nivele të tjera të PD-së, pra ta njohin atë si kryetar dhe të takojnë të tjerët.
SHBA ka thënë se ne nuk takojmë persona që janë të përcaktuar për korrupsion, që d.m.th. ne nuk ju njohim në nivel diplomatik dhe nuk kemi marrëdhënie me kryetrarët e partisë të cilët janë shpallur non-grata.
Pra, secila palë qëndron në pozicionet e tyre por publiku nuk e dinte këtë prapaskenë bisedime që kishin midis legatave diplomatike.
Nisur nga kjo, analisti Lita pohon se këto deklarata të Ambasadës Amerikane e pozicionojnë në një disavantazh PD, në prag të zgjedhjeve dhe jo vetëm.
Deklaratat e Ambasadës Amerikan, e pozicionojnë në disavantazh PD-në si deklaratat e bëra nga Berisha, në raport me aleatët, kur ai etiketon në mënyrë të dhunshëm sekretarin Blinken apo qarqe të tjera ndërkombëtare si Britania e Madhe që kane ndikim në vendin tonë, pro edhe ne institucione të mëdha të BE, por sigurisht se nuk i bëjnë mirë opozitës në tërësi, për tu përballur në kushte të barabarta me mazhorancën.
Sot kryeministri Rama është në Bruksel dhe thotë se vizioni i PS 2030 është i barabartë me integrimi e Shqipërisë në BE.
Pra, ai e përdor politikën e jashtme, për propagandë për ti dhënë vetes avantazh në raport me opozitën, pra thotë do ta çoj vendin në BE, po bëj këto takime, ju çfarë po bëni, kundërshtari im ehte ai që e kam mundur, plus është një kundërshtar i shpallur non-grata për këto arsye.



