2 mijë kamionë në një rrugë të shkatërruar fshati! Unaza e "bombarduar" e Fushë-Krujës

2 mijë kamionë në një rrugë të shkatërruar fshati! Unaza e "bombarduar" e Fushë-Krujës

Në fshatin Luz të Fushë-Krujës, banorët po protestojnë si 15 vite më parë për rrugën e fshatit që është bërë thuajse e pakalueshme. 
Një rrugë lagjeje, vetëm një metër larg shkollës së re, që është kthyer në një aks industrial ku kalojnë mbi 1 000–2 000 kamionë të rëndë në ditë. Trajlerë mbi 40–50 ton që shkatërrojnë asfaltin, çajnë tubacionet e ujit, mbulojnë shtëpitë me baltë e pluhur dhe rrezikojnë përditë fëmijët.


“Në verë pluhur, në dimër baltë. Nuk jetohet”, thonë banorët. “Kamioni na hipën në trotuar, kemi vënë gurë që të mos na shtypë.” Rruga është amortizuar nga të gjitha anët, bizneset janë falimentuar, lavazhet janë mbyllur, serviset mbeten pa klientë. Sa rregullon makinën, sapo del në rrugë, prapë për servis.


Mungon mbikalimi për nxënësit, mungojnë trotuaret, mungon siguria. Shkolla ka rreth 100 fëmijë dhe prindërit detyrohen të vijnë çdo ditë t’i shoqërojnë, nga frika se mos ndodh tragjedia. “Nuk do t’i çojmë fëmijët në shkollë”, paralajmërojnë ata.

 

Sipas standardeve europiane, një rrugë urbane nuk mund të përballojë trafik industrial të rëndë pa strukturë të posaçme asfaltike. Ajo që po ndodh në Luz është një dështim teknik dhe institucional. Asfalt 3 cm për fushatë, premtime pa afate, fonde që “do dalin”, ndërsa jeta e fëmijëve të shkollës së fshatit është në rrezik thonë banoret protestues qe kane bllokuar per dite te tera me protesta disa orëshe këtë aks të rëndësishëm.


Banorët nuk kërkojnë autostradë luksi. Kërkojnë shtrim rruge, mirëmbajtje, trotuare dhe mbikalim për fëmijët. Kërkojnë që kamionët të devijohen në një aks tjetër. Kërkojnë standard, jo mëshirë.


Pas 30 vitesh demokraci, qytetarët e Luzit janë sërish në rrugë. Jo për politikë. Por për hall.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy