Në Greqi u shënua zjarri më i madh në Europë, 81 mijë hektarë të djegur, 20 viktima

Në Greqi u shënua zjarri më i madh në Europë, 81 mijë hektarë të djegur, 20 viktima

Greqia po përballet me zjarrin më të madh ndonjëherë të shënuar në Europë. Ai shpërtheu më shumë se njëmbëdhjetë ditë më parë në rajonin e Aleksandoupolit dhe në pyllin e mbrojtur të Dadias, në kufirin greko-turk, duke shkaktuar vdekjen e njëzet personave: 19 emigrantë, përfshirë dy fëmijë, dhe një bari që donte të shpëtonte kopenë e tij.

Ndërkohë 81 mijë hektarë tokë janë djegur. Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian u mobilizua për të shuar flakët, duke dërguar 11 avionë zjarrfikës dhe një helikopter nga rezerva e rescEU, të stacionuar në 6 shtete anëtare.

Ndërkohë, vendi po përjeton një valë racizmi ndaj emigrantëve, të akuzuar nga e djathta ekstreme si përgjegjës për zjarret.

Sipas autoriteteve greke zjarri është “jashtë kontrollit”. Komisioni Europian ka njoftuar se gjashtë vende europiane po kontribuojnë me gjashtë ekipe zjarrfikëse në terren përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Ky është operacioni më i madh ajror i shuarjes së zjarrit i regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Europian.

Zjarri në rajonin e Aleksandoupolit është më i madhi në BE që nga viti 2000, kur Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret e Pyjeve filloi regjistrimin e të dhënave.

Që kur Greqia aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, për herë të dytë këtë verë, më 20 gusht, BE dërgoi 11 avionë rescEU zjarrfikës të stacionuar në Kroaci, Qipro, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Suedi, një helikopter Blackhaëk nga Republika Çeke, 407 zjarrfikës dhe 62 automjete nga Bullgaria, Qiproja, Çekia, Franca, Rumania, Serbia dhe Sllovakia.

Përveç kësaj, shërbimi i hartës satelitore Copernicus ka publikuar 20 harta të zonave të prekura.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti një takim ministror në Athinë të martën për të diskutuar ripyllëzimin e nevojshëm pas zjarreve. Ministri grek i Mjedisit, Theodoros Skylakakis, bëri të ditur se do të duhet të nisin punimet kundër përmbytjeve në rajonet në fjalë për të shmangur rrëshqitjet e dheut nga shirat e parë të vjeshtës. Gjithashtu, po studiohet edhe dëmshpërblimi për blegtorët dhe fermerët, por edhe për banorët që kanë humbur banesat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy