
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan t’i japin urdhra botës sikur të ishte pronë e tyre”.
Kështu është shprehur presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Nga kjo foltore u janë lëshuar kërcënime qeverive të të gjithë botës. Pra, ose duhet të respektojnë urdhrat e të ndjekin politikën e SHBA-ve, ose në të kundërt do të përballen me pasojat”, ka thënë Maduro.
Presidenti i Venezeulës është shprehur më tej se kriza migratore në vendin e tij është “diçka e shpikur”.



