Pina: PD të bënte analizë pas humbjes! U graduan në pozicione drejtuese njerëz të pavotbesuar (VIDEO)

Pina: PD të bënte analizë pas humbjes! U graduan në pozicione drejtuese njerëz të pavotbesuar (VIDEO)

Anëtari i FRPD Irakli Pina tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se PD-së i mungon analiza pas zgjedhjeve. 

 

Duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv ai vuri në dukje se kemi nevojë për një brez të ri politikanësh, duke u shprehur kundër faktit që nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar janë graduar pa u votëbesuar, dhe pa pëlqyeshmëri në elektorat. 

 

Pina tha se duhet një kartë morale dhe sinqeritet me qytetarët për të shkuar te shtresa gri, që është një hambar votash. 

 

“Unë në protestat e opozitës jam bashkuar që në 2015-ën. S’kam munguar në asnjë moment sepse unë jam anëtar i PD. Kam parë që në PD gjatë zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme, PD s’ka arritur të ngrihet në lartësinë e vet pas zgjedhje. Ne kemi harruar të ulemi me njëri-tjetrin dhe t’i diskutojmë ato probleme në rrethin tonë. Duke parë mungesën e takimeve brenda strukturave, unë zgjodha një metodë origjinale, që ne do shkojmë në shesh dhe do t’i diskutojmë. Kemi nevojë për një brez të ri politikanësh pasi në 4 mandate kemi ricikluar humbës kronikë në PD. 

 

Dje vendosa ta shpreh mendimin tim ashtu siç e gjykoj dhe e shoh. Nuk është se jam kundër Berishës dhe po mbështes një tezë, ku po mundohem të përfitoj politikisht. Dua të reformohemi si forcë politike dhe të shkojmë drejt fitores. Gabimet e PD-së vijojnë që pas Rithemelimit. Bashkimi në diversitet. Në PD s’u bë një analizë nëse duhej ky Bashkim në diversitet në atë lloj forme. Njerëzit që u amnistuan dhe morën postet që kishin, në bazë s’janë të pëlqyer, sepse neve na u drejtuan duke na thënë kriminelë të Saliut, dhe tub oksigjeni i Ramës dhe s’pati një ndjesë publike. 

 

Nuk ndërruam drejtuesit politikë atje ku ishin për t’u ndërruar drejtuesit politikë. Gabuam në primare, ku lamë më të votuarit e primareve jashtë. Pas zgjedhjeve u fikëm si forcë politike, s’patëm takim me njëri-tjetrin, s’patëm proces analize. Thamë që zgjedhjet janë farsë dhe s’u ulëm që të themi ku na qëndrojnë këto probleme me këto zgjedhje. Dr. Berisha ka punuar me marshin e 5-të në fushatë dhe njerëzit pas tij fikeshin me marshin e parë. 

 

Njerëz që s’u votëbesuan u graduan në pozicionin që ishin më parë. Dikush u bë kreu i grupit parlamentar dhe dikush tjetër nënkryetar partie. Nuk e di pse duhet të gradoheshin këta dhe jo individë të listave të hapura. Po të përmend dy emra Gjin Gjoni, Jorida Tabaku”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy