Armë e lëndë ekspolozive në banesë, policia i vë prangat të "fortit" nga Shkodra

Armë e lëndë ekspolozive në banesë, policia i vë prangat të "fortit" nga Shkodra

Eksploziv, detonatorë dhe lëndë narkotike janë sekuestruar gjatë një operacioni koduar “Nicaj”, në fshatin Nicaj, në Shkodër.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se një banor i këtij fshati dispononte armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftararake, dhe drogë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e Vat Lamit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e futur në një thes, 600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, 3 fitila zjarrpërcjellës,3 kapsolla detonatore, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë, 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Policia arrestoi në flagrancë 41 vjeçarin dhe operacioni u kodua “Nicaj”

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy