Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha në studion e MCN Live se aksioni në Theth ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga problemet kryesore që ka vendi dhe zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Boçit, se ndërhyrja në Theth ka dhe rrafsh politik.
Ndoshta ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga problemet kryesore që ka politika, shoqëria dhe ekonomia. Problemi kryesor ka të bëjë me procesin zgjedhor të 11 majit. Është goditje për të tërhequr vëmendjen e Ramës. Rama kërkon të rikrijojë veten, ka pikëpyetje të madhe. Doli në një situatë pothuajse lufte kundër ndërtimeve pa leje. Këto ndërtime janë ndërtuar gjatë qeverisjes së tij. Kemi Ramën kundër Ramës. Kërkon të rikrijojë veten se është bërë i bezdisur për mënyrën si drejton vendin. Ndërhyrja ka rrafsh politik. Berisha e ka përmendur. Se u nis nga Thethi, në Theth kemi triumf të PD-së.
Ndërtime pa leje ka në qendër të Tiranës. Kullat kanë shtuar kate të tëra.
Rama ishte ai që nuk dinte çfarë bënin ministrat e tij, tani nuk di as çfarë bëjnë administratorët, apo qeveritarët e vogël. Kur nuk e di pse bën si ‘i bukuri shejtan’? Çfarë është ky lloj sistemi që është prekur me këtë lloj qeverisjeje dhe regjimi të tij.
Nuk ka mbështetje popullore të qytetarëve, por mekanizma për të të rrëmbyer votën.
Kemi një shoqëri ku elitat flenë, ata që duhet të jenë zë publik heshtin. Referenca duhet të jetë e mira publike dhe e vërteta.



