
Gjykata e Lartë në një reagim zyrtar të publikuar ka dhënë sqarime lidhur me mbledhjen e posaçme të zhvilluar më 30 shtator 2025 nga Këshilli i Gjykatës së Lartë, për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata hedh poshtë pretendimet e mediave të ndryshme dhe kandidates tjetër, Naureda Llagami për vlerësimin e pavlefshmërisë së një flete votimi, duke cilësuar se administrimi I procesit nga komisioni I Votimit bazohet në rregullore dhe së në fund, vendimi për rezultatin është miratuar nga Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë përmes vendimit nr. 2, datë 30.09.2025, i nënshkruar nga të gjithë gjyqtarët.



