Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kritikuar kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump që Ukraina të furnizojë Amerikën me minerale të rralla në këmbim të mbështetjes së vazhdueshme, duke e quajtur qëndrimin e tij "shumë egoist".
"Do të ishte shumë egoiste, shumë egoiste" të përdoreshin burimet e Ukrainës për të financuar mbështetjen e mbrojtjes.
Në vend të kësaj, kancelari tha se fitimet nga mineralet e rralla duhet të përdoren për restaurimin e Ukrainës pas konfliktit.
"Ka të bëjë me faktin që Ukraina të jetë në gjendje të financojë rindërtimin e saj," theksoi Scholz të hënën pas një samiti jozyrtar të BE-së në Bruksel.
“Këto janë detyra të mëdha kur merret parasysh shkatërrimi i madh. Prandaj, burimet e vendit duhet të përdoren për të financuar gjithçka që nevojitet pas luftës”.



