“McGonigal”, Xhafaj: Lajmet për konsum lokal, realiteti është ndryshe. Duhen fakte, aktakuza s’flet për korrupsion (VIDEO)

“McGonigal”, Xhafaj: Lajmet për konsum lokal, realiteti është ndryshe. Duhen fakte, aktakuza s’flet për korrupsion (VIDEO)

Deputeti socialist Etjen Xhafaj, në MCNLive ka komentuar lidhur me skandalin ‘McGonigal’ ku u shpreh se kjo çështje nuk e ka tensionuar aspak situatën brenda Partisë Socialiste dhe se ka nisur tashmë një hetim, por opozita nuk ka besim tek drejtësia amerikane.

Ai tha se lajmet prodhohen për konsum lokal pasi siç ai shprehet realiteti është krejt ndryshe. Sipas tij, duhet të rrimë deri në fund dhe të presim të shohim nëse akuzat provohen dhe të shohim përfundimin e procesit gjyqësor.

Nuk e ka tensionuar kjo situatën brenda PS. Ka një hetim që po zhvillohet, por opozita nuk ka besim tek drejtësia amerikane. Ajo ka ngritur një pretendim që do ta mbështesë dhe protestën kombëtare që është në të drejtën e tyre, por ajo që ne shohim është se nuk ka asnjë ndryshim nga para 2 javësh ku diskutimi ishte për një çështje tjetër sepse po të shohësh çdo lajm prodhohet për konsum lokal, pastaj merren përtypen dhe i serviren një realiteti që nuk është ai logjiku. Realiteti është se kemi një hetim, ne do duhet të rrimë deri në fund dhe të presim të shohim nëse akuzat provohen dhe të shohim përfundimin e procesit gjyqësor, por në momentin e parë që përmendet kryeministri kudo përsëritet e njëjta retorikë nga opozita që të bjerë qeveria, por janë zgjedhjet ato që vendosin se kush qeverisë.

Më tej ai shtoi se duhet që të ‘çmontojmë mitet’ që kemi ngritur ne vetë dhe se duhet të ndalim thirrjet për hetim nga SPAK kur ende nuk ka të akuzuar. Ai tha se Rama i ka bërë publike takimet e tij me ish-agjentin, ndërsa theksoi se gjyqi publik mund të vazhdojë, por duhet të flasim me fakte.

Së pari kjo historia e republikës banane është absurde sepse duke pasur vijë diplomatike zyrtare ka dhe vija të tjera paralele me to. Pra ajo quhet diplomacia joformale dhe në rastin kur kemi të bëjmë me persona që janë në poste të larta të inteligjencës ka takime dhe ne nuk e dimë të ketë ndodhur kjo siç pretendohet. Kjo pjesa e kanalit nuk qëndron fare që ai ka ardhur për këtë apo për atë. Takimet nuk zhvillohen vetëm me ambasadorë, diplomacia është multi. Së fundi shikoni pak drejtësinë amerikane u bë i njohur dhe publikuar ky rast, u diskua atë ditë dhe një ditë më pas dhe nga ai moment të gjitha mediat dhe aktorët politikë ja kanë lënë drejtësisë hetimin, ndërsa këtu s’ka moment dhe kanal që nuk i bëhet thirrje SPAK që të merret medoemos me këtë rast. Një shpjegim e kemi dhënë kryeministri i ka deklaruar takimet e tij me ish-agjentin, prandaj mendoj se duhet të rrimë tek faktet dhe jo te spekulimet. Gjyqi publik mund të vazhdojë, por duhet të flasim me fakte sepse aktakuza nuk flet për korrupsion por për shpërdorim detyre.

Në fund ai tha se kemi 32 vite që dëgjojmë të njëjtat gjëra dhe se diskutimi i PS duke përfshirë dhe kryetarin është komunikimi primar me qytetarët dhe jo të merren me qytetarin dixhital apo të ndjekin çdo gurë që hidhet në këtë pellg.

Duhet të fokusohemi te faktet, me çfarë provash do marrë përsipër këtë çështje SPAK, skandali ka ndodhur në SHBA. Diskutimi i pretendimeve të Berishës nuk është aspak në axhendën e Partisë Socialiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy