Rama: Edhe brenda PS ka shumë për të pastruar, nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige

Rama: Edhe brenda PS ka shumë për të pastruar, nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar për adresimet tha se sot do të përqendrohet tek të vërtetat që lidhen me qeverisjen, korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Kreu i qeverisë deklaroi se sot do të ndalet tek të vërtetat, qofshin këto dhe të hidhura.

Në vijim Rama tha se është bërë shumë në luftën kundër korrupsionit dhe se janë pastruar shumë vatra, por nënvizoi se edhe brenda Partisë Socialiste ka shumë për të pastruar.

Kur morëm mandatin e parë qeverisës, krimi lozte symbyllazi. Prokuroritë dhe gjykatat ishin si pazari i gjësë së gjallë ku shihte rrushi rrushin dhe piqej, të kapura nga politika.

Kurse të lidhurit pas qerres së pushtetit politik jepnin dhe merrnin favore të paligjshme. Imazhi i Shqipërisë ishte i mos o Zot.

Partia Socialiste është prej një dekade në luftë për ta bërë Shqipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht, për të qenë një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Askush që ka qenë pjesë e pushtetit nuk është hetuar, siç po ndodh sot.

Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që Partia Socialiste ka hapur, nuk na e mohon dhe na e merr dot askush.

Pa vendosmërinë e PS në këto 10 vjet, sot nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia.

Nuk do kishte mundësinë të shihte rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.

Gjurma jonë në histori do të varet nga sa më tej akoma sot e më tutje ne PS, do e bëjmë të pakthyeshëm këtë progres të dukshëm me sytë e të sotshmes, por asesi të mjaftueshëm për sytë e së nesërmes.

Ne jemi në mes të një lufte të vërtetë reale, të një lufte të mundimshme me korrupsionin.

Pikërisht pse e kemi me të vërtetë dhe jo me gjasme këtë luftë, nuk e kemi mbajtur larg lëkurës sonë zjarrin e kësaj lufte.

Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik, e pavarur nga pushteti politik.

Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit special me municion të asaj gryke zjarri, i kemi vendosur drejtësisë në dispozicion Kushtetutën, por edhe një buxhet pagash që si askund në Evropë, është mbi hierarkinë e pagave të të gjithë institucioneve shqiptare.

Drejtuesit e drejtësisë qëndrojnë mbi çdo institucion, edhe se Presidentit. Vetë fakti që gjyqtarët dhe prokurorët paguhen më shumë se kushdo krijon një anomali të plotë, por gjithçka e kemi bërë për fuqizimin e shteti shqiptar, me një armë ofensive që Shqipëria nuk e kishte më parë.

As korrupsioni në Shqipëri nuk është mundur si fenomen shqetësues, as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit.

Edhe brenda vetë partisë sonë duhet ende shumë punë për të pastruar influencën nga korrupsioni.

Këtu nuk bën përjashtim as ekzekutivi, as bashkitë dhe as agjencitë e tjera. Kush tradhton besimin e votuesve nuk është pjesë e Partisë Socialiste, kushdo që i fut dorën në xhep këtij shteti. I dëgjoj kur thonë hajdutët e Edi Ramës, i kapën këtë ministër, këtë drejtor. Por në sistemin ku jetojmë, individi është sovran. Në këtë sistem mban secili mbi shpatulla fajin e vetë, për përfitim personal. Rruga e jetës na bashjkon me kaq shumë të tjerë për një mijë arsye, por edhe na zgjidh për një vepër të ulët si tradhtua. Unë kam punuar me mbi 40 ministra, por kush gabon me idenë se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as Partinë Socialiste, por vetëm avokatin e vetë. Nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige. Nëse nuk ke bërë asgjë s'të mbaj as unë dhe as PS, por vetëm e vërteta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy