Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum deklaroi të shtunën se Presidenti amerikan Donald Trump kishte propozuar dërgimin e trupave amerikane në Meksikë për të luftuar trafikun e drogës, por tha se e kishte refuzuar këtë ofertë sepse “sovraniteti nuk është në shitje".
Komentet e Sheinbaum ishin në përgjigje të pyetjeve në lidhje me një raport të Ëall Street Journal të botuar më 2 maj, i cili tha se Trump po i bënte presion Meksikës për të lejuar përfshirje më të thellë të ushtrisë amerikane kundër karteleve të drogës për të luftuar trafikimin përtej kufirit të përbashkët.
Ne kurrë nuk do ta pranojmë praninë e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në territorin tonë.
Unë i thashë, ‘Jo”, President Trump, territori ynë është i paprekshëm, sovraniteti ynë është i paprekshëm, sovraniteti ynë nuk është në shitje.



