Shapo: Marrëveshja e OBSH ndihmon vendet me problematika. Shqipëria ka mungesë fondesh e kapacitetesh (VIDEO)

Shapo: Marrëveshja e OBSH ndihmon vendet me problematika. Shqipëria ka mungesë fondesh e kapacitetesh (VIDEO)

Specialisti i shëndetit publik në Angli, Leidon Shapo, foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi marrëveshjen e arritur në Gjenevë të Zvicrës nga anëtarët e OBSH për parandalimin e pandemive. 

Shapo theksoi se marrëveshja ndihmon shumë në zhvillimin e vendeve me problematika, që s’kanë fonde dhe kapacitete të nevojshme. 

Shapo e konsideroi marrëveshjen një hap të madh të bashkëpunimit global, që sjell një decentralizim nga ana e OBSH-së, si dhe i lidh vendet globalisht.

Ai shtoi se Shqipëria është një vend nën rrezik, ndërsa si problematika përmendi mungesën e fondeve dhe kapaciteteve njerëzore.

Drupal Ad

"Është tejet e rëndësishme në sensin e kësaj marrëveshje që u arrit jo shpejt, dhe jo kollaj. Rreth dhjetorit të 2021, në kulmin e pandemisë, OBSH ngriti një trup ndërkombëtarë, që do merrej me tre elemente kyç, parandalimi, përgatitja, dhe përgjigjja ndaj pandemisë. Vaksinat s’arritën në të gjitha vendet. Të gjitha mësimet gjatë pandemisë, gjatë 2020-2022…është një hap i madh i bashkëpunimit global.

OBSH do të arrijë një rezultatente, që pavarësisht marrjes ose jo pjesë së SHBA-ve në financim, dhe dyshoj shumë që SHBA të tërhiqet totalisht…Mendoj që SHBA-të duhet të jenë pjesë e rëndësishme e marrëveshjes, jo thjesht përmes fondeve, por pjesëmarrjes dhe kapaciteteve.

Kjo marrëveshje ka tendencë decentralizimi, OBSH s’do të shihet si vendimmarrësi i vetëm për pandemitë, por do që çdo vend të jetë globalisht i lidhur me vendet përreth dhe botën, të japë dhe të marrë përmes digjitalizimit të të dhënave, që mos gjendemi gafil, siç ndodhi në fazat fillestare të shpërthimit të pandemisë, dhe të ketë vendimmarrje lokale që të transmetohen në zinxhir.

Ku OBSH të ketë mundësinë të marrë masa globale përmes atyre lokalisht. Të mos ketë ca vende si të nënës dhe të njerkës. Edhe në vende si MB ka një problematikë në lidhje me strukturat e shëndetit publik. Në vend që mësimi të ishte që të investohet më shumë në njerëz dhe teknologji, duket sikur ka një topitje dhe mungesë fondesh, edhe pse gjërat në letër janë ndryshe.

Çdo vend tashmë do ketë akses, te lista, patogjenët e rinj, si duhen raportuar në kohë, që t’u dilet përpara situatave. Ndihmon shumë në zhvillimin e vendeve me problematika, që s’kanë fonde dhe kapacitete të nevojshme. Shqipëria edhe ndodhet nën rrezik, por ka edhe mundësinë të përballet. Problematika janë mungesa e fondeve, kapaciteteve njerëzore".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy