Në ditët e sotme është e pamundur që dikush të mos ketë akses qoftë edhe në një rrjet të vetëm social, pasi shumë prej jush jeni përdorues në disa prej tyre. Profili në një rrjet social shpesh cilësohet si një CV e juaja ose biografi, pasi aty njerëzit ndajnë çdo moment të jetës së tyre. Kështu duke patur parasysh rëndësinë e rrjeteve sociale sot, duhet të merret në konsideratë, se si të krijohet një profil i mirë dhe më e rëndësishmja si duhet të komunikoni.
Një studim i fundit i sajtit “Illicit Encounters” ka dalë në përfundimin se gjatë bisedave me njerëzit që i takoni për herë të parë online, duhet të tregoni kujdes se si komunikoni dhe çfarë fjalësh zgjidhni për të komunikuar.
Studiuesit analizuan rreth 4 mijë profile, të personave që janë të martuar, por bisedojnë në mënyrë “të jashtëligjshme” me persona të tjerë në rrjete sociale. Nga kjo ata konstatuan se shpesh njerëzit përdorin shprehje të gabuara në lidhje më këto raste. Për bisedat “e paligjshme”, hulumtuesit këshillojnë se femrat nuk duhet të tregohen si “të turpshme”, “të besueshme” dhe të “lumtura”.
Në vend të këtyre ata këshillojnë të përdoren fjalët, “seksi”, “e sinqertë”, dhe “e sigurt”, pasi sipas studiuesve këto janë fjalë më tërheqëse.
Ndërsa, sa i përket meshkujve, hulumtuesit thonë se ata nuk duhet të paraqiten, si “të paqëndueshëm” dhe “jo të drejtë”. Fjalët e duhura që një burrë duhet të ketë parasysh kur bisedon me dikë online, ata këshillojnë se duhet të jenë “ndershmëria, inteligjenca dhe besimi”. Dhe më kryesorja një mashkull nuk duhet të thotë kurrë që, “jam i bukur”. Në takimet “e paligjshme”, online, thuhet se gratë vlerësojnë karakterin tuaj dhe jo bukurinë.



