Çekia fajëson Rusinë për sulmet kibernetike ndaj Ministrisë së saj të Jashtme

Çekia fajëson Rusinë për sulmet kibernetike ndaj Ministrisë së saj të Jashtme

Çekia dyshon se pas sulmeve kibernetike që synonin ministrinë e saj të Jashtme vitin e kaluar qëndron Rusia. Në raportin e tij vjetor, shërbimi i sigurisë çeke BIS thotë se dy sulme të veçanta ndaj Ministrisë së Jashtme të Çekisë janë kryer pjesërisht nga grupi haker APT28, i cili lidhet me qeverinë ruse dhe është fajësuar për sulmet e fundit në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

"Të gjitha gjetjet e bëjnë të qartë se ishte fushata e spiunazhit kiberetik Turla, me origjinë nga FSB, një shërbim i inteligjencës ruse dhe APT28 / Sofacy, e cila është mbështetur nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU", thuhet në raportin vjetor.

Në sulmin kibernetik ndaj ministrisë, hakerat arritën të merrnin kontrollin e më shumë se 150 llogarive email. "Ata morën të dhëna që mund të përdoren për sulme të ardhshme, si dhe një listë të objektivave potencialë në pothuajse të gjitha institucionet e rëndësishme shtetërore", tha ai.

Në raport evidentohet rritje e aktivitetit nga oficerët e inteligjencës kineze dhe një shqetësim në rritje për spiunazh në fushat ekonomike, shkencore dhe teknike.

Presidenti çek, Milos Zeman, i ka promovuar fuqishëm lidhjet politike dhe të biznesit me Kinën dhe Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy