
Si pasojë e rrjedhjes së gazit në galerinë 40, në një minierë në zonën e Martaneshit, disa minatorë janë bllokuar.
Disa minatorë, fillimisht të bllokuar pas shembjes së galerisë në fshatin Thekë, kanë arritur të dalin jashtë, ndonëse me shumë vështirësi.
Për shkak të problemeve nga shpërthimi i gazit, tre minatorë të asfiksuar janë transportuar në spital, por, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Buliqizë/ informacion paraprak
Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.



