Bedinaj: Të shtohen kapacitetet akomoduese për të gjitha shtresat, nga turistët elitar deri te ata me portofol solid  

Bedinaj: Të shtohen kapacitetet akomoduese për të gjitha shtresat, nga turistët elitar deri te ata me portofol solid  

Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik për rajonin e Jugut, Vlorë, në një intervistë për ‘MCN economy’, teksa bëri një bilanc të ecurisë së sezonit turistik 2023, u ndal te problematika e shtimit të kapaciteteve në këtë zonë.

Sipas tij, teksa Vlora konkretisht i ka tejkaluar parashikimet për pritjet e turistëve në këtë sezon turistik, pohoi se ka duhet menduar për shtim imediat të kapacitete akomoduese për të gjitha shtresat dhe portofolat e turistëve.

Është e vërtetë që këtë vit kemi tejkaluar shifrat, Vlora dhe tërë jugu ka qenë i suprizuar me numrin e turistëve. Vazhdojmë të operojmë dhe 80% të kapaciteteve të hoteleve edhe tani në shtator. Vlora ka të regjistruar 7-8 mijë shtretër të regjistruar.

Është e vërtetë që këtë vit Vlora më 20% ka pasur rritje të çmimeve për shkak të uljes së €uros, dje teksa është ndër industritë më kërkuese, duhet menduar për shtim të kapaciteteve akomoduese.

Pra, e para duhet të shtojmë kapacitetin akomodues, sepse jemi shumë ulët, dhe e dyta më e rëndësishmja duhet të kemi buxhet për të gjitha kostot, jo vetëm resorte luksoze për ata klientë, por duhet të kemi territore të përshtatshme për të gjitha llojet e portofolave.

Hotelet janë më numër të kufizuar, janë marrë nga turistët apartamente edhe në brezin e dytë ose të tretë të hapësirës, prandaj unë mendoj se duhet të ndahen zonat.

Ato që janë për turizmin elitar aty të ndërtohen hotele për ta, kurse ata turistë që e kanë portofolin më të pakët, të ndërtohet për ta në një zonë të caktuar, ku ofrohet ai lloj shërbim.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy