Sindikatat kundër kampit të refugjatëve/ Nikolla: Truk politik, jo marrëveshje. Shqipëria larg standardeve si vend azilant

Sindikatat kundër kampit të refugjatëve/ Nikolla: Truk politik, jo marrëveshje. Shqipëria larg standardeve si vend azilant

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN përfaqësuesi I Konfederatës Së Sindikatave, Kol Nikolla u shpreh se ky është një truk politik dhe jo një marrëveshje. Ai tha se marrëveshja shkel të drejtat e azil-kërkimit dhe sipas tij Shqipëria është larg standardeve si një vend azilant.

Duhet të theksoj se kjo është një truk politik dhe jo një marrëveshje. Jemi konsultuar dhe me sindikatat italiane dhe kjo është truk politik në kurriz jo vetëm të emigrantëve por dhe punëtorëve dhe gjithë shoqërisë. Së pari është truk trepalëshe sepse është truk dhe i vetë BE, i cili po shkon drejt një dështimi sa i përket sistemimit të emigrantëve. Tjetër sa i përket Melonit duke qenë pasardhëse e një partie të vjetër dhe ajo erdhi me këtë kalë beteje në pushtet. Tani po na bën dhe ne pjesë të mashtrimeve të saj.

Kjo marrëveshje shkel të drejtat themelore të njeriut sa i përket çështjes së azil kërkimit, ata emigrantë ndodhen në situatë të papërshtatshme dhe kërkojnë një jetë më të mirë. Po të ishim ne shtet i sigurtë dhe me standarde do ishim vend anëtar në BE, por është tjetër slogani dhe dëshira dhe tjetër realiteti. Duhen krijuar hapësira për sindikata, shoqëri civile. Janë shumë pikëpyetje që nuk u dihet përgjigja. Nëse do të shkonte çdo gjë e sigurtë sipas marrëveshjes, kjo do zgjidhte çështjen e më pak se 2% e migracionit në Italinë e jugut, po a do e shpëtonte Italinë. Ne se kemi trajtuar çështjen vetëm si cenim të të drejtave të shqiptarëve, por për cenim të emigrantëve të cilave u shkelen direkt të drejtat.

I pyetur se si e kemi organizimin sindikal këtu në Shqipëri ku problemet e të punësuarve janë të shumta, Nikolla tha se në Shqipëri dhe organizmi sindikal është produkt i realitetit shqiptar. Sipas tij, nuk mund të flasim për organizim perfekt si në Itali, me mungesë vakante me përjashtim të tyre nga informacioni, konsultimi, bashkëqeverisja nga të gjitha.

Kemi sindikata formale që s’kanë asnjë të drejtë dhe ne kemi pasur probleme të jashtëzakonshme këtë vit. Së pari duhet të funksionojnë disa instrumente të cilat përmes tyre sindikatat mbrojnë interesat e punëtorëve por ata nuk eksitojnë dhe kjo është politika e qeverisë, partia e majtë është e pakuptueshme të ketë një marrëdhënie të tillë me sindikatat, shoqërinë. Në të gjithë botën qeveritë e majta kanë marrëdhënie të mira me këto. Sindikatat janë tërësisht bashkëpunuese me partitë e majta. Tek ne nuk ndodh se nuk kemi as parti të majta dhe as të djathta. Këtu është braktisur e majta, pothuajse nuk ekziston.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy