
Pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave se vaksina Astrazeneca nuk paraqet rreziqe, shumë shtete europiane kanë marrë menjëherë vendimin për rifillimin e përdorimit të saj tek qytetarët. Gjermania, Italia, Franca, por edhe Shqipëria kanë njoftuar se do të nisin përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.



