Shtyhet sërish seanca për çështjen “Lazarati”. Shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja për të dëshmuar e 7 efektivëve të RENEA-s.
Ndërkohë, vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, nëpërmjet një letre, i ka kërkuar trupit gjykues që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, me qëllim ruajtjen e të dhënave për oficerët që do të dëshmojnë.
“Të ruhet identiteti i efektivëve të RENEA-s në që morën pjesë në operacion”, thuhet në letrën e Çakos, në seancën ku 11 të rinj akuzohen për vrasjen e efektiviti Ibrahim Basha.
Ndërsa vetë RENEA kërkoi njoftimin në një kohë të arsyeshme për të planifikuar dëshminë e oficerëve në gjykatë, pasi janë të angazhuar në detyrë. Dhe vetë prokurori i çështjes Edvin Kondili i tha gjykatës që gjyqi i radhës të zhvillohet me dyer të mbyllura.



