KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Lezhës

KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Lezhës

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyre drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj.

Vendimi u dha këtë të premte nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.

Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.

Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lezhë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtar publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy