Mbrëmjen e djeshme ka pasur sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash.

Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori i OSHEE Andi Marku janë bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa po lëviznin me një automjet me targa franceze.
Për këtë rast ka ndërhyrë policia, ndërsa kandidati Koalicionit Euroatlantik Eduart Ndocaj thotë se ka bërë denoncim në SPAK në lidhje me rastin, pasi është i bindur se dy zyrtarët po blinin vota.
Në një raportim për MCN Live korrespondenti Jul Simoni bën me dije:
“Mbrëmjen e së hënës janë shënuar tensione mes kampeve politike në Lezhë, ku ka patur një përplasje dhe akuza mes palëve për blerje votash. Kryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtuesi i OSHEE Andi Marku janë bllokuar nga drejtuesit e opozitës, ndërsa po lëviznin me një automjet me targa franceze, ndërsa kandidati i Koalicionit Euroatlantik thotë se ka bërë denoncim në SPAK, pasi është i bindur që dy zyrtarët po blinin vota”.



