Juristi Lirim Begzati thotë se Zvicra nuk do të votojë kundër lëvizjes së lirë për shtetasit europianë me datë 27 shtator, kur është thirrur për t’u mbajtur edhe ky votim. Në intervistën për TvT, Begzati tregon edhe se nga erdhi ky propozim.
“Gjendemi përballë një procesi demokratik, do të mbahen zgjedhjet më 27 shtator. Deri më tani është kuptuar se propozimi paraqet një rrezik të rëndësishëm. Nuk besohet se iniciativa do të vonohet. Iniciativa të tilla i kanë rrënjët e thella. Vjen nga një parti e djathtë ekstreme, e cila nuk i do të huajt në Zvicër”, tha ai
Më tej, juristi tha se nga ky votim varen edhe aspekte të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me lëvizjen e lirë.
“Sot gjendemi përballë një fenomeni të qartë, Zvivra ka marrëveshje bilaterale me Europën prej dy dekadash. Askush nuk do t’i rrezikojë këto marrëveshja pasi nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizjen e lirë, por edhe një sërë pasojash që vijnë pas saj.”
I pyetur se cilat janë arsyet pse i duhet thënë jo një propozimi të tillë, Begzati u përgjigj:
“Do të jetë dramatike nëse votohet pro, por nuk besohet se ka për të kaluar, pasi do ta respektojmë demokracinë. Nëse kjo ndodh, u jepet fund edhe marrëveshjeve madhore, të cilat janë tepër të rëndësishme për Zvicrën. Kjo për interes të Zvicrës, por edhe për të huajt. I duhet thënë jo për ekonominë, për vendet e punës. Lista e arsyeve përse duhet i thënë jo kësaj çështjeje është shumë e gjatë.”



