Olsi Nika, ambientalist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se me amendimet e djeshme në PE-së i është kërkuar Shqipërisë që tani që të veprojë si vend i unionit dhe të përmbushë standardet. Duke vijuar Nika do të thotë që përmbushje e standardeve do të thotë ndryshim i ligjit dhe përputhje me BE-në dhe kjo gjë nënkupton automatikisht që ndalohet ndërtimi në zonat e mbrojtura.
Sipas Nikës vijojnë përpjekjet për desinformim nga Kryeministria.
Ka një bombardim disinformimesh që dihet që burimi kryesor është Kryeministria dhe pastaj bëjnë eko të gjithë faktorët e tjerë të lidhur me qeverinë, aq më tepër media.
Rezoluta, ajo që u miratua më 11 maj dje pati ndryshime rrënjësore. Duhet analizuar mirë dhe gjuha e përdorur në këto ndryshime. Nëse në rezolutat fillestare, i referohem pikës 26 ku PE shkrehte keqardhjen që Shqipëria ende nuk po merr veprime konkrete për të anuluar ligjin e investimeve strategjike dhe ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimet në 2024, në amendimet e djeshme, kjo keqardhje është shndërruar në shqetësim të thellë. Apatia shndërrohet në reagim r,. Moratoriumi është reagim konkret i specifikuar në rezolutë ku PE i kërkon qeverisë që është veprojë që tani si vend i BE për të përmbushur standardet. Retorikat e tjera janë bosh.
Nëse i referohesh postimeve të fundit, thuhet do mbrojmë flamingot por do mbrojmë dhe standardet. Moratorium do të thotë nuk mund të ndërtosh sa kohë duhet të tërheqësh ligjin dhe ta sjellësh në standardin e BE. Është po ai ligj që nuk të lejon që këto lloj projektesh që janë paarqitur sot për t’u zhvilluar brenda zonave të mbrojtura janë të pamundura të ndërtohet. Janë të mundura vetëm me ndryshimet që ligji pësoi në 2024.



