Dreka mes deputetëve të Berishës dhe Alibeajt/ Boçi: Shkrihen akuj, por bashkimet s’bëhen me një ulje tavoline

Dreka mes deputetëve të Berishës dhe Alibeajt/ Boçi: Shkrihen akuj, por bashkimet s’bëhen me një ulje tavoline

Duke folur mbi drekën mes deputetëve të grupit Berisha dhe atij Alibeaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së Luçiano Boçi e konsideroi një akt miqësor për të cilën ka nevojë politika.

Boçi theksoi në MCN Live se ndonëse takimi shkrin disa akuj dhe ndërton ura komunikimi, nuk mund të thuhet se ka ende entuziazëm politik për bashkim mes dy grupeve.

Boçi tha se bashkimet nuk bëhen në një ulje tavoline, por askush s’ka të drejtë ta anatemojë këtë takim.

Mungesa ime ishte për arsye objektive, për shkak të angazhimit në fushatë. Interpretimet për aktin e drekës janë të ndryshme. E konsideroj një akt miqësor nga z. Mziu, që duhet falënderuar. Politika ka nevojë për akte të tilla. Nuk shoh asgjë për t’u kundërshtuar dhe asgjë për të pasur entuziazëm politik për një bashkim. Bashkimi bëhet në bazë të parimeve dhe rregullave që çdo deputet i ka të mbartura. Nuk bëhen bashkimet thjesht në një ulje tavoline, por në bazë të logjikës së interesit politik dhe një qëllimësie politike. Derisa themi që qëllimi ynë kryesor është beteja me mazhorancën, kjo është edhe baza e bashkimit.

I shërbejnë shumë fillimit të këtij pajtimi të kërkuar nga demokratët. Ka një simbolike që transmeton një lloj bashkimi dhe pse jo një klimë besimi për anëtarët e PD. Interpretimet s’më kanë pëlqyer dhe më janë dukur të tepërta që anatemohen diçka që kishte në bazë ftesën miqësore të një kolege. Pjesa e mënyrës së interpretuar s’më ka lënë shijen e duhur. Mos ngatërrojmë interesin mediatik dhe interesin politik sepse ndonjëherë kanë diferenca. Ishte një drekë miqësore, por që mori një përmasë mediatike. Një tavolinë është e pritshme të ndodhë jo vetëm në formatet miqësore por edhe politike. Realiteti politik kërkon që në bazë të qëllimeve, misionit, një forcë politike të shfaqet e bashkuar. Ky grup ka tendencën e vazhdueshme që të jetë bashkë dhe dëshirën që të jetë bashkë. Është qëllimësia politike që bashkon në formë solide, ajo kërkohet edhe nga anëtarësia. Nuk është vetëm ulja në tavolinë që realizon gjithçka. Ky proces ndonjëherë ecën me hapin e breshkës, mund të ketë edhe kthim pas me hapin e gaforres, por ka tendencë bashkimi. Nëse bëjmë tavolina miqësore, hajde t’i shtyjmë të kenë edhe produkt politik.

Politika është art i marrëveshjes, por në radhë të parë është komunikim. Nëse hyn në komunikim shkrihen disa akuj, dhe fillon më pas përbashkimi i ideve të ndryshme. Askush s’kishte të drejtë ta anatemonte uljen në tavolinë. Uljet nuk janë vetëm në restorant, janë edhe në kafe, dhe mes nesh kanë qenë të shpeshta. Z. Mziu duhet falënderuar për iniciativën”.

I pyetur nëse do të jetë kandidat i vetëm për bashkinë e Elbasanit, Boçi tha:

Që në momentin e parë të shfaqjes së kandidaturës, e kam synuar një gjë të tillë në Elbasan. Intensifikimi i takimeve ka qenë më i madh edhe në momentin që dola kandidat, për të bashkuar ato forca, për të bërë analizë të realitetit politik dhe domosdoshmërisë së fitores së bashkisë. Kam pasur pritje pozitive, të mirë, me të gjithë faktorët që kemi ndarë beteja të shumta përballë PS-së. Unë dhe të tjerët kemi qenë edhe ofertues. Kam kërkuar çdo lloj mirëkuptimi te pjesa e faktorëve në Elbasan. Në pjesën më të madhe e kam këtë mirëkuptim, por nuk varet gjithçka nga ata. Nuk e kam konsideruar se kam një rivalitet me z. Alibeaj. Kandidimi me dy kandidatë është një faktor tjetër, mes faktorëve të tjerë. Nuk është e mirë të dalë një kandidat, sado unë i fortë të ndihem. Votuesi fundor është shumë gjykues dhe kritik. Ka sentiment solidariteti shumë të madh kur del kandidati. Në momentin që del një kandidat tjetër fillon tronditet. Na duhet më shumë retorikë dhe punë në terren. E kanë shqetësim demokratët e bazës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy