Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar për Zvërnecin

Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar për Zvërnecin

Ministria e Mjedisit reagoi përmes Agjencisë për Media dhe Informim lidhur me shqetësimet e Komisionit Europian për projektin turistik në zonën e Zvërnecit. 

 

Në reagimin zyrtar thuhet se gjatë një takimi online të zhvilluar më 26 maj me përfaqësues të Komisionit Europian, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e ka informuar Komisionin se “aktualisht nuk ekziston një projekt përfundimtar i miratuar dhe nuk ka asnjë projekt në ndërtim”.

 

Gjithashtu, Jaupaj citohet të jetë shprehur se “çdo projekt i mundshëm zhvillimi do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë dhe të përgjegjshëm të ndikimit në mjedis, me transparencë dhe konsultim publik”.

 

Reagimi i Ministrisë së Mjedisit vjen pas një shkrimi të publikuar sot në POLITICO, ku thuhet se Komisioni Europian po ndjek me vëmendje tensionet në Shqipëri dhe ka paralajmëruar autoritetet shqiptare të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit europian, veçanërisht në raport me Kapitullin 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

 

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ndaj detyrimit për përafrimin e plotë të legjislacionit mjedisor me atë të BE-së. Në reagim theksohet se qeveria është e vendosur të respektojë dhe zbatojë këto detyrime, përfshirë standardet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe konsultimin publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy