Shpenzimet e konsumit/ Naço: Rroga minimale në Shqipëri nuk mjafton për nevojat e mirushqyerjes

Shpenzimet e konsumit/ Naço: Rroga minimale në Shqipëri nuk mjafton për nevojat e mirushqyerjes

Të ushqyerit drejt dhe me vlera ushqyese në Shqipëri jo pak është sfidë në vete, kjo për faktin se një rrogë minimale nuk i plotëson nevojat bazike të mirushqyerjes.

Ky është vlerësimi i dietologes Rolina Naço, në emisionin “MCN economy”, sipas së cilës shqiptarët kanë nevojë që produktet ushqimore t’i marrin në cilësinë e duhur.

Është kriter bazik që të marrim vlerat ushqyese përmes produkteve ushqimore në cilësinë e duhur, p.sh., yndyrat, karbohidratet. Ne duhet të reduktojmë sasinë e konsumit të mishit, pra të balancohet me fruta të thata, dhe pjatat e tjera që zëvendësojnë mishin.

Mishi nuk është domosdoshmërisht kriter, mishi i kuq mund të hahet një herë në javë, peshku 1 deri ne 2 herë në javë sepse ndihmon ne riskun kardiovaskular, dhe pjesa tjetër me dieta me fruta-perimet e stinës.

Sigurisht që të ardhurat luajnë rol kryesor, poashtu edhe informacioni dhe edukimi luajnë rol të rëndësishëm sepse ndodh që edhe personat me të ardhurat të mira ekonomike, nuk bëjnë zgjedhje të duhura për ushqimin.

Rroga minimale në Shqipëri nuk mjafton, për të plotësuar nevojat bazike të një mirushqyerjeje. 50 mijë lekë në muaj me pak zgjuarësi do të mundemi të kemi një plan të zgjuar ushqimor nga ana e konsumatorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy