
Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i lartë i policisë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se operacioni i fundit i SPAK është pozitiv, por që nuk mund ta cilësojë atë si një “megaoperacion”.
Duke vijuar më tej, Hajdarmataj theksoi se operacioni është dekonspiruar. Sipas Hajdarmatajt, informacionet nuk kanë dalë vetëm nga Policia e Shtetit.
Është tejet pozitive. Nëse do i hyjmë analizës një për një do të thotë që këto grupe kriminale nuk kanë qenë të panjohura për ne si opinion, kanë qenë të përfolura në media, kanë qenë të goditura dhe herë të tjera. Kanë qenë persona të dënuar me burgim të përjetshëm, por janë liruar. Kjo situatë apo ky operacion se nuk preferoj ta quaj "megaoperacion" se është një gjë që ne jemi të njohur përditë me këta personazhe të aktivitetit kriminal.
Nuk është hera e parë që kemi denoncuar lidhjen e punonjësve të policisë me krimin. Kemi rastin e Oltion Bistrit që ka dalë që ka qenë në shërbim të grupeve kriminale. Ne këtë gjë nuk është se nuk e kemi denoncuar, edhe unë personalisht, por edhe media ka denoncuar lidhjen e krimit me eksponentë të lartë të policisë. Aq më tepër është dhe politika në shërbim të grupeve kriminale. Kjo bëri një vërtetim të asaj që opinioni publik ka qenë i njohur gjithë këtë kohë. Të jetë një drejtues i qarkut në shërbim të grupeve është e rrezikshme për rendin dhe qetësinë e qytetarëve.
Nga njëra anë më vjen mirë që goditën dhe punonjësit e policisë, por nuk është vetëm policia e shtetit. Edhe institucionet të tjera janë të përziera me krimin. Këto grupe janë marrë ma aktivitetin e vrasjeve.
Po kemi grupe që merren me pastrim parash. Nëse funksionon organi i Tatimeve mund të verifikohet dhe denoncohet se nga vijnë paratë që po investohen në fushën e ndërtimit.
Ka dekonspirim të operacionit. Mendoj se nuk kanë dalë të gjitha dekonspirimet nga Policia e Shtetit. Policia është në shërbim të SPAK. Urdhrat e arrestit kanë dalë nga gjykata, e më pas kalojnë në prokurori.



