Gjashtë nga 10 pemë dardhe janë zhdukur nga pemishtet italiane këtë verë, paralajmëron një shoqatë fermerësh. Moti ekstrem po shkatërron prodhimet në Itali. Shoqata e fermerëve Coldiretti vlerëson se ndikim negativ kanë pasur përmbytjet, breshëri, temperaturat e larta dhe sulmet e insekteve.
Me rendimentin e dardhës në Itali me 63 për qind në krahasim me vitin e kaluar, oferta e përgjithshme në Evropë ka rënë me 13 për qind. E njëjta situatë paraqitet në Francë, ku prodhimet kanë shënuar një rënie me 23 për qind.
Vjeljet e rrushit, shalqinjve, kajsive, domateve dhe patëllxhanëve në Itali kanë pësuar gjithashtu humbje për shkak të klimës.
Prodhimet e grurit dhe qumështit janë ulur me 10 për qind dhe prodhimi i rrushit me 14 për qind krahasuar me vitin 2022, sipas analizës Coldiretti. Ndërkaq, një rënie masive ka në prodhimin e mjaltit, me 70 për qind, pasi bletët bletët nuk kanë pjalmuar mjaftueshëm bimët si pasojë e efekteve që u jep i nxehti, thotë shoqata.



