Sekuestrohet pasuria e Devi Kasmit

Sekuestrohet pasuria e Devi Kasmit

Prokuroria e Tiranës vendos sekuestrimin e pasurive të Devi Kasmit. Ky i fundit u vra pranë banesës së tij në 29 janar të 2013 në Tiranë nga speciali grek Ethimious Efthimiou. Gjithashtu, Policia Gjyqësore ka kryer një hetim për ish-bashkëshorten e tij Ereda Selimi dhe familjarëve të tjerë të Kasmit për të cilët ka rezultuar disa kontrata shit-blerjeje pasurish të tundshme dhe të patundshme.

Pasuria e sekuestruar kap vlerën e rreth 5 milionë eurove. Më herë gjatë këtij muaji, gjykata dënoi me burgim të përjetshëm ish-efektivin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimiou, si ekzekutorin e Kasmit. Greku e kreu vrasjen në këmbim të një shpërblimi pasi ishte i porositur nga një grup kriminal. Aurel Hoxhallari dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Kasmit.

Kasmi ishte një person me rekorde kriminale, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë dhe Spanjë. Sekuestro e pasurive të Kasmit u vendos për veprën penale të pastrimit të parave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy