
E vërteta triumfon! Rusia e Madhe rilindi!
Kështu shkroi në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, duke publikuar foton e Vladimir Putinit dhe katër liderëve pro-rusë të rajoneve ukrainase të sapoaneksuara nga Rusia.
Ndërkohë administrata Biden pritet t'i përgjigjet sot aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës në Rusi pas referendumit të rremë, duke njoftuar sanksione të reja ekonomike për Rusinë.
Ukraina nuk do të negociojë me Rusinë për sa kohë presidenti i saj është Vladimir Putin.
Kështu tha lideri ukrainas Volodymyr Zelensky në një video në Telegram, duke iu përgjigjur deklaratave të shefit të Kremlinit gjatë ceremonisë së aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës.



