
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka komentuar takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama, në SHBA.
“I kënaqur që prita kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe të festojmē 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipēri-SHBA. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”, shkruan në Twitter Blinken.
Glad to host Albanian Prime Minister @ediramaal and celebrate the 100th anniversary of U.S.-Albanian diplomatic relations. Looking forward to the next 100 years! pic.twitter.com/BpycaYikDM
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 16, 2022
Sekretari Blinken dhe Kryeministri shqiptar Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.





