SHBA-Kinë, tarifa të ndërsjellta tregtare (VIDEO)

SHBA-Kinë, tarifa të ndërsjellta tregtare (VIDEO)

SHBA nisën të aplikojnë tarifat e para mbi mallrat kinezë, duke sinjalizuar fillimin e një beteje të gjithanshme tregtare mes  dy ekonomive më të mëdha të botës.Taksa e 25% hyri në fuqi në kohën e mesnatës së Uashingtonit. Por si duket Kina nuk ka ndenjur duarkryq, teksa ka paralajmëmruar kundëveprime të domosdoshme., duke e cilësuar madje se tashmë  SHBA ka filluar "luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike".  Presidenti Donald Trump kishte urdhëruar SHBA të vendosnin tarifa , për mallra kineze prej 50 miliardë dollarësh,  ndërsa Kina ka paralajmëruar  se do të hakmerret në natyrë. Raundi i parë i këtyre tarifave nisi  të premten. Bizneset do të duhet të paguajnë tatimin shtesë prej 25% , në 34 miliardë dollarë të produkteve të caktuara kineze që importojnë - duke përfshirë madje edhe gomat e avionëve dhe pjatalarësit komercialë.

Për Kinën "Ky lloj i tatimit është një tradhti tipike e tregtisë, e cila rrezikon seriozisht sigurinë e zinxhirit global të biznesit dhe zinxhirit të vlerës, duke penguar ritmin e rimëkëmbjes ekonomike globale, madje duke shkaktuar trazira globale të tregut", tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë kineze.

Presidenti tashmë ka imponuar tarifa për makinat e lëngëta të importuara dhe panelet diellore dhe ka filluar ngarkimin e taksav,e për importet e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja.Tregjet e aksioneve kanë qenë të shqetësuar përpara njoftimit të vendosjes së tarifave, dhe besohet se kanë humbur vlerën e tregut për shkak të tensioneve tregtare. Të premten, tregu kryesor i aksioneve të Kinës në Shangai ra në mëngjes. Banka vlerëson se çdo 100 miliardë dollarë importi të prekur nga tarifat përfaqëson rreth 0.5% të tregtisë globale dhe 0.1% të PBB-së botërore. Analistët janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin tek të tjerët në zinxhirin e furnizimit dhe për një përshkallëzim të tensioneve, midis SHBA-së dhe Kinës në përgjithësi. Lufta mund të prekë edhe pjesët e tjera të marrëdhënieve Kinë-SHBA. Duke pasur parasysh se SHBA blen pothuajse katër herë më shumë nga Kina sa u shet atyre, Kina është e detyruar  të kërkojë rrugë të tjera përveç tregtisë, për tu hakmarrë nëse beteja përshkallëzohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy