Selami: Do të anuloj marrëveshjen Rama-Basha

Selami: Do të anuloj marrëveshjen Rama-Basha

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, tha se është plotësisht kundër koalicionit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe se nëse zgjidhet do ta anulojë. I ftuar në emisionin “Arena”, në Ora Neës, Selami tha se do ta rrëzojë modelin “Basha”.

“Pika tjetër që më shqetëson dhe që unë do ta anuloj, nëse ka një koalicion mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, unë jam absolutisht kundër. Kjo është në dëm jo vetëm të Partisë Demokratike, por edhe në dëm të Shqipërisë. Është totalisht i panevojshëm një koalicion i tillë. Edhe këtë..do t’ia lë kompetencë Këshillit Kombëtar, të zgjeruar, ku janë dhe ku s’janë. Një orë, dy, një gjysmë dite. Të futet kultura politike e ideve. Kështu është bërë shkretëtirë se nuk ka njeri. Nuk të lë njeri të diskutosh dhe të aftësohesh. Të jenë parti politike ashtu siç janë, organizata politike të fuqishme të mendimit politik. Del ai me një letër dhe ia jep ai tjetrit kush është në listë. 20 kryetar partie që u zgjodhën me një anëtar, një votë, edhe ata i hoqi. Thonë pastaj se ka bërë marrëveshje. Marrëveshje përse? Unë po të rrëzoj të gjithë modelin tend”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy