Meta: S’do jetë më Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave, në 2 mars të gjithë në Bulevard

Meta: S’do jetë më Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave, në 2 mars të gjithë në Bulevard

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke marrë shkas nga një raport i Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, në të cilin thuhet se Shqipëria është sërish në listën gri të pastrimit të parave, kreu i shtetit thekson se vendi ynë nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.”. Mes të tjerash ai i bën thirrje shqiptarëve që të bëhën bashkë për Kushtetutën dhe Shqipërinë.

Statusi i Presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë,

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.

Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

Bashkë për Kushtetutën!

Bashkë për Shqipërinë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy