Inflacioni i lartë/ Gjokutaj: Duhet rritje e pagave përmes marrëveshjeve, Bordi krijon amulli dhe ndihmon monopolet (VIDEO)

Inflacioni i lartë/ Gjokutaj: Duhet rritje e pagave përmes marrëveshjeve, Bordi krijon amulli dhe ndihmon monopolet (VIDEO)

Eksperti i Ekonomisë Eduart Gjokutaj, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me situatën ekonomike në vend, ku po rritet ndjeshëm inflacioni.

Gjokutaj vuri në dukje se ka munguar dialogu mes qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve. Ai u shpreh se nevojitet një rritje e pagave përmes një dialogu të gjerë dhe marrëveshjeje mes palëve.

Inflacioni po njeh vetëm rritje dhe kjo është situatë e panjohur më përpara. Për të menaxhuar situate të tilla, duhet të përshtatim politika si ato vende që kanë krijuar këto situate në vitet e fundit. Në Gjermani është kombinuar më së miri dhënia e subvencioneve të reduktuara me reduktime të tarifave ose taksave. Ne kemi evazion shumë të përhapur dhe nevojitet një dialog shumë i gjerë mes qeverisë dhe shumë faktorëve për të gjetur një zgjidhje. Format e lehtësive tatimore duhen rishikuar, për të adresuar sektorët që kanë nevojë më shumë. Produktet ushqimore ndihen më së shumti. Politikat e Bankës së Shqipërisë nuk kanë funksionuar sepse ne kemi një ekonomi të varur nga informaliteti. Prandaj qeveria nuk i ul taksat e karburanteve sepse është e ndërgjegjshme që nuk e ka luftuar evazionin, që do të ulte edhe çmimin e karburanteve. Është e nevojshme rritja e pagave në atë pjesë që mungojnë punonjësve. Duhet të marrin në konsideratë dialogun që të rrisin nivelin e pagave përmes marrëveshjeve”.

Duke folur mbi Bordin e Transparencës, Gjokutaj tha se vendimet e tij jo të drejta ndikuan në rritjen e çmimit të transportit, duke shtuar se ky mekanizëm krijoi gjithashtu amulli.

Bordin e kemi konsideruar si mekanizëm që s’e ndihmoi procesin për sa kohë s’dha impakt në ekonomi. Rritja e çmimit të transportit është produkt i vendimeve jo të drejta të Bordit. Në vend të bënte transparencë, ka krijuar një amulli false. Ekonomia s’ka nevojë për ndërhyrje kaq të stërzgjatur, nëpërmes kontrolleve dhe bërjes së detyrave. U harxhua goxha energji dhe kosto për fiskalizimin”.

Ndërsa komentoi kalimin e 380 mijë eurove nga fondi rezervë për Beketin, eksperti u shpreh:

Fondet rezervë përdoren për momente të tilla kur kursi i këmbimit është i luhatshëm. Në këtë rast këto gjoba duhet të shërbenim që ta na jepnin një optimizim, për gjyqe të tjera në proces”.

Gjokutaj tha se mbajtja e Bordit të Transparencës ndihmon monopolet pasi duket sikur nuk ekziston Autoriteti i Konkurrencës.

Mbajtja e Bordit i ndihmon monopolet, pasi duket sikur Autoriteti i Konkurrencës nuk ekziston. E gjitha kjo nuk e shëndosh ekonominë, por ju jep orientimin e gabuar disa individëve apo karteleve të caktuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy