Pas takimit me presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Pallatin Miraflores, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, konfirmoi lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar në Venezuelë.
Përmes llogarisë së tij zyrtare X, Grenell tha: “Ne do të dalim në rrugë dhe do të shkojmë në shtëpi me këta gjashtë qytetarë amerikanë. Ata sapo folën me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe nuk mund të ndalonin së falënderuari.”
Në një deklaratë, Maduro propozoi ndërtimin e “një axhende zero për një fillim të ri në marrëdhëniet dypalëshe”, të prishur që prej vitit 2019.



