Karamuço: Janë vjedhur ish-ministra dhe nuk denoncojnë! Kamerat e vëzhgimit publik në Tiranë s’punojnë (VIDEO)

Karamuço: Janë vjedhur ish-ministra dhe nuk denoncojnë! Kamerat e vëzhgimit publik në Tiranë s’punojnë (VIDEO)

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço komenton grabitjet në vend dhe më të fundit, atë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Kamzës, ku foli për grupe diletante, ku autorët që bëjnë një sulm largohen menjëherë, por zbulohen për shkak të disa elementëve që nuk i marrin parasysh kur sulmojnë.

Duke folur për MCN Live, ai hoqi paralele me Kosovën, kur tha se ka pasur sulme të jashtëzakonshme të bankave të nivelit të dytë dhe se Policia e Shtetit bëri një plan masash për zonat e nxehta, për ato që influencohen shumë si pasojë e flukseve kriminale.

Karamuço deklaroi se u vendosën hartat 1, 2 dhe 3, ku nuk lejohet asnjë transaksion me kesh dhe i vendosën pagesat e tilla, në zonat kryesore më të ruajtura nga policia private dhe ajo e shtetit.

Grabitja e fundit thuhet se u bë me armë lodër. Nuk janë dhe aq lodër, pasi kopjojnë origjinalin me plumba manovër, por që kanë të njëjtin efekt psikologjik si e vërteta.

Nën dorë blihen shumë lehtësisht nga grupe kriminale, mund të shtënë në ajër dhe ka të njëjtin efekt si arma e vërtetë, thjesht nuk vret. Këto armë nuk përdoren me plumba manovër por edhe me gaz, që ka efekt neuroparalizuese. Nga informacionet që unë kam paraprakisht, është përdorur armë manovër.

Sipas tij është reduktuar numri i grabitjeve në banka apo institucione të ngjashme, por janë shtuar grabitje në banesa, të cilat nuk janë denoncuar.

Ka pasur vjedhje ndaj ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kësaj qeverie, por nuk janë denoncuar. Ata kanë angazhuar grupe private për të zbuluar se kush janë autorët. A duhet ti hetojë dikush edhe kryesisht? Nuk i deklarojnë se janë para të padeklaruara. Me hetimin, policia me një gur vret dy zogj, kap hajdutin, zbulon paratë e padeklaruara. Vjedhjet e banesave në zona urbane, sidomos në Tiranë, kanë qenë në shifra shumë të larta, sidomos në sezonin veror. Ne kemi kamera që nuk investojmë me sensorë siç investon gjithë bota. Disa prej kamerave të vëzhgimit publik në Tiranë, nuk iu punojnë infrat për natën, se duhen ndërruar.

Bëhet fjalë për zona publike që i ka Policia e Shtetit. Nuk punon në disa prej zonave, duhen rregulluar këto defekte, se janë elementë të sigurisë publike, që fakton atë që ndodh, në mos parandalon. Ka pasur zona kryesore që kamerat nuk punojnë dhe nuk është provuar dot. Është e deklaruar vetë nga punonjësit e policisë pasi kanë ndodhur ngjarje të tilla. Janë ato hartat e kuqe. Ne kemi zona të nxehta, i kemi të identifikuara.

Me 20 milionë euro investim, Shqipëria ul në masën 65% krimet e rrugës, sidomos vrasjet dhe vjedhjet, janë një sërë aparaturash të reja që mund të vendosen. Ka të bëjë me një sistem algoritmi, që me anë të algoritmeve arrij të identifikoj nëse një person mund të kryejë një krim ose jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy