Ministrja e Financave në një konferencë për shtyp për gazetarët ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në tre mujorin e tretë të vitit.
Sipas ministres Delina Ibrahimaj rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, ndërsa për ndikim kryesor në këtë rritje ka pasur ekonomia dhe ndërtimi. Ajo shtoi se sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%.
Në tërësi viti ka qenë vit i cili ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT, për tre mujorin e tretë shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%, sa i përket krahasimit me vendet e rajonit. Tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë të rajon. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit. Sa i takon analizës sipas sektorëve rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%. edhe tregtia më shumicë ka pasur ecuri pozitive. Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%.
Ministrja duke krahasuar Shqipërinë me vendet e rajonit tha se vendi ynë ka pasur rritjen më të lartë.
Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali i Zi me 2.8% dhe Serbia me 1% krahasuar me Shqipërinë që është rritur me 4%. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit në krahasim me 3 mujorin e dytë të vitit.
Një burim i rëndësishëm i financimit të konsumit dhe i financimit të individëve janë reminitancat, bëri me dije Ibrahimaj, të cilat gjatë këtij viti kanë shfaqur tendencë rritëse duke u rritur me 9.8% në krahasim me 9 mujorin e një viti më parë.
Gjithashtu edhe investimet e huaja kanë shfaqur rritje gjatë këtij viti. Sektori i pasurive të paluajtshme ka shfaqur rritjen më të lartë.



