Mbreti Charles do të shesë dymbëdhjetë kuaj nga stalla e Elizabeth II

Mbreti Charles do të shesë dymbëdhjetë kuaj nga stalla e Elizabeth II

Në Buckingham Palace ka ardhur koha për shkurtime.  Mbreti Charles III ka vendosur të shesë një pjesë të kuajve të dashur të trashëguar nga Mbretëresha Elizabeth. 12 ekzemplarë të stallës së nënës së tij do të dalin në ankand brenda një muaji, siç raportohet nga shumë tabloide britanike.

Sunday Mail shkruan se Mbretëresha kishte 37 kuaj që konkurronin këtë vit dhe se Charles po heq dorë pothuajse një të tretën. Një burim i afërt se  një interes i madh në ankand po regjistrohet për blerjen e këtyre kuajve.

Një burim mbretëror, raporton Mail  ka konfirmuar se Mbreti do të reduktojë numrin e kuajve, por lidhja midis familjes dhe industrisë së garave me kuaj do të vazhdojë. Dëshira është të vazhdojmë me traditat dhe lidhjet me Royal Ascot, por në një masë më të vogël se Elizabeta II, edhe sepse shpenzimet e stallave janë mjaft të larta, aq sa ajo vetë shiste rreth shtatë çdo vit.

Kuajt do të shiten në ankand nga Tattersalls në Neëmarket, i konsideruar si kryeqyteti i garave të Anglisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy