Pas lajmeve të ditës së sotme të publikuara nga polrtale të ndryshme, duke folur për një “prapaskenë” të kryeministrit Edi Rama i cili për t’i dhënë fund protestës së opozitës, po përgatiste largimin e tij duke krijuar një qeveri teknike.
Sipas Opinion.al mundësia ishte që rama të vendoste në karigen e tij Ermelinda Meksi, një ish-deputete dhe ministre në qeveritë e Partisë Socialiste dhe do të jetë në krye në qeverisë teknike.
Por ky lajm ka sjell edhe reagimin e Ermelinda Meksit, e cila ka mohuar gjithçka që është shkruar në mediat online. Në një status në rrjetin social "Facebook", ish-deputetja socialiste theksoi se ky është një lajm i pavërtet duke kërkuar nga mediat që ta heqin nga faqet këtë lajmë
“Të nderuar miq, Sapo u njoha me lajmin e publikuar në portalet dhe mediat online lidhur me të ashtuquajturat "prapaskena" politike në Tiranë. Në respekt tuaj dhe disa gazetarëve seriozë që më kanë kontaktuar ju informoj se ky lajm nuk ka asnjë lidhje me personin tim. Lutem mediave ta heqin nga faqet online këtë lajm si krejtësisht të pavërtetë. Ju uroj një ditë të mbarë! E.Meksi”, shkruan Meksi.
Opoinon.al shkruante në fillim se burime konfidenciale (jozyrtare) pranë stafit të Edi Ramës konfirmojnë për Opinion.al se Ermelinda Meksi, ish-eksponente e PS, që për momentin mban një post të rëndësishëm në zyrat e Sekretariatit Ekonomik pranë OSBE në Vienë ka patur bisedime intensive me kryeministrin Rama. Meksi njihet si tekniciene e zonja dhe e papërfshirë në afera politike në Shqipëri. Ndoshta arsyeja që ajo është në kontakte të shpeshta me Edi Ramen ka të bëjë me mundësinë e drejtimit prej saj të një qeverie teknike. Shanset janë që opozita që jetë dakord me një qeveri të drejtuar prej znj. Meksi. Por nuk përjashtohet mundësia që emri i Meksit të jetë dhenjë kandidaturë e mundshme e PS për Presidente.



