
Moti nesër në pjesën me të madhe të tij do të jetë nën ndikimin e masave të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e parë të ditës mbizotërim kthjellimesh ën ultësirën perëndimore.
Në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave. Parashikohen që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore, të cilat do të degjenerojnë me reshje të pakta në zonën lindore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.



