Letra e pestë/ Thaçi-Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë, tani do nis konsultimet me partitë

Letra e pestë/ Thaçi-Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë, tani do nis konsultimet me partitë

Presidenti Hashim Thaci, përmes një letre të pestë e ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë, në konsultim me liderët e partive të tjera, pasi sipas Thaçit, Kurti nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për formimin e Qeverisë.

“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me Vendiin e Komisionit Qendror Zgjedhorpër certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Tutje Presidenti e njofton Kurtin se në vazhdimësi do të konsultojë liderët e tjerë të partive politike për hapat të mëmtutjeshëm të formimit të Qeverisë.

Presidenti Thaci gjatë fundjavës së shkuar ka paralajmëruar se këto ditë do të ndërmarrë veprime për mandatimin e një kandidat që do ta formojë Qeverinë e re, derisa Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, nuk ka dërguar asnjë emër për mandatar, pas rrëzimit të Albin Kurtit me mocion mosbesimi.

LDK nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet e saj për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka takuar sot liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn, me të cilin, kanë pasur temë cështjen e formimit të Qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy