Nikolla Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO-së

Nikolla Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO-së

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga detyra si kryetar i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri para qershorit të këtij viti, kur drejtimin e vendit e mori Lidhja Social Demokrate e kryeministrit aktual, Zoran Zaev.

Në letrën drejtuar kryesisë së partisë, Gruevski e motivon dorëheqjen me rezultatet e dobëta të VMRO DPMNE-së në zgjedhje.

Pas largimit të Gruevskit, i cili e ka mbajtur për 14 vjet drejtimin e partisë, pritet që pasuesi i tij të zgjidhet brenda dhjetorit.

”Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së, vendosi që kongresi partiak të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor, në Vallandovë ku do të marrin pjesë 544 delegatë, lista e të cilëve do të publikohet në ueb faqen zyrtare të partisë”, ka thënë para mediave Hristijan Mickovski, sekretari i Përgjithshëm i partisë.

Ndër kandidaturat e mundshme janë deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Mislloshoski, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Dimitrov, Hristijan Mickovski, por edhe emri i ish-kryetarit të partisë, Lubço Georgievski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy