“Merkel erdhi në Shqipëri me dy kostume”, Çika flet për vizitën e kancelares gjermane në Tiranë

“Merkel erdhi në Shqipëri me dy kostume”, Çika flet për vizitën e kancelares gjermane në Tiranë

Pedagogu Emilio Çika komentoi mbremjen e sotme nga studio e lajmeve të MCN TV vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë. Merkel sipas tij erdhi në Shqipëri me dy kostume, me atë të kancelares dhe nga ana tjetër si liderja kryesore e BE. Çika tha se Merkel erdhi me një mbështetje për vazhdimësinë dhe për të dhënë një shtytje për atë që ka hyrë në një ngërc, pikërisht procesi i Berlinit që synonte zgjerimin e BE, gjë që nuk ka ndodhur.

Intervista:

 Z. Çika si e shihni ju vizitën e znj. Merkel në Serbi dhe Shqipëri në këtë moment?

Çika: Merkel ka marrë një tur takimesh që mund ti quaja si takime lamtumire. Janë disa takime që ka bërë dhe së fundmi edhe në Serbi dhe Shqipëri sot.

2. Mund të lexojmë ne këtë vizitë, një mesazh për vijimësinë e politikës gjermane në Ballkanin Perëndimor, apo më tepër një lloj afirmimi të patronazhit të Berlinit ndaj rajonit tonë?

Çika: Merkel erdhi në Shqipëri me dy kostume, me atë të kancelares dhe nga ana tjetër si liderja kryesore e BE. Gjermania është lokomotiva e BE. Ajo do lërë një testament politik sepse këtë muaj kemi zgjedhjet. Deri tani kemi një rezultat të ngushtë mes dy partive kryesore, rezultati deri tani shkon për socialdemokratët. Merkel vjen me një mbështetje për vazhdimësinë dhe për të dhënë një shtytje për atë që ka hyrën në një ngërc, si procesi i Berlinit që synonte zgjerimin e BE dhe kjo nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër duhet thënë se projekti Open Balkan edhe pse u lancua si projekt i mbështetur nga Serbia, MV dhe Shqipëria ka mbështetjen e BE.

3. Znj. Merkel ka shmamgur Kosoven, qe eshte si te thuash edhe nje ceshtje mes Beogradit?

Çika: Nuk është e vërtetë plotësisht. BE është aty dhe nga goja e zyrtarëve të BE jepet mbështethje për këtë nmismë. Janë të qarta problematikat që shfaq Kosova lidhur me Open Balkan, kjo lidhet me problematikat që deri tamni janë pa zgjedhje me beogradin.

Pse mendoni ju Kosova u la jashte turit?

Çika:Nuk u la jashtë këtij turi, por do të mblidheshin në Tiranë për të diskutuar.

4. Sa ka te beje kjo vizitë me realitetin e emigracionit nga lindja sipas jush?

Çika: Është një mbështetje që qeveria me vendimin për pranimin e afganëve ka marrë një plus të madh nga BE. Është qëndrim I Ramës nga I cili ka përfitime edhe Shqipëria edhe ai personalisht. Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit që pranuan të marrin një numër të caktuar dhe është në krahun e duhur për këtë qëndrim po merr mbështetjen nga BE, politike dhe morale.

5. Kemi pare keto vite nje zhvillim qe e ka ndare si te thuash rajonin: p.sh kemi nje afrim te madh te Greqise me ShBA perkundrejt Turqise dhe nje Gjermani qe merr protagonizem ne boten shqiptare dhe sllave. Mendoni se perendimi po krijon dy sfera ndikimi qe mund te kete pasoja ne te ardhmen?

Çika: Greqia gjithmonë ka pasur një partneritet me SHBA, pavarsisht situatës që shpesh reagohet dhe ka qëndrime të ndryshme. Qëndrimet e Greqisë kanë qenë për një partneritet strategjik me SHBA-në. Nga ana tjetër nuk e shoh Turqinë të shmangur nga SHBA. Turqia po merr peshë në lidhje me këto zhvillime në Afganistan. Nga ana tjetër Shqipëria përpiqet të marrë copën e tortës që është një vend që po realizon të gjitha detyrat për të arritur qëllimin për tu bashkuar me BE-në. Se si do të jetë impakti në vazhdim mbetet për tu parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy