
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Arsen Muskurtit, autorin e krimit të dyfishtë në Tiranë, që vrau vëllanë dhe kunatën.
Muskurti ka pretenduar se ka bërë 7 kallëzime për vallënë dhe kunatën, ndërsa tha se armën e ka pasur me leje.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi të martën në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, Brenda një agjencie imobiliare.
Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes dhe u vu në prangat e policisë dy orë pas krimit të rëndë.



